VIDEO - Me ushtaret e Shqipërisë

Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, ka festuar sot festën e 8 Marsit së bashku me gratë dhe vajzat e Forcës Tokësore.

Xhaçka përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të ngritet zëri për të drejtat e grave.

“Me gratë dhe vajzat e Forcës Tokësore u mblodhëm për të ndarë bashkë kënaqësinë e të qenit nënë, motër, grua e bashkëshorte. Për secilën nga ne është e rëndësishme të ndajmë eksperiencën tonë me të tjerat. Të ngremë zërin për të drejtat tona por edhe tu japin zë atyre që nuk kanë. Një ditë e bukur e mbushur me energji pozitive. Faleminderit për shërbimin, gjeneralëve dhe djemve tanë në uniformë, veçanërisht ditën e sotme”, ka shkruar Xhaçka në postimin e saj.

 

Ajo ka postuar edhe fotografi gjatë takimit të saj me gratë e Forcës Tokësore.

Në një postim tjetër, ajo ka treguar një video ku shihen katër nga ushtaret shqiptare.

“Këto janë vetëm katër nga vajzat dhe gratë që shërbejnë çdo ditë në uniformë, ndërkohë që në Forcat e Armatosura të Shqipërisë sakrifikojnë përditë rreth 1 mijë vajza e nëna, për një të ardhme më të sigurt, për vendin dhe familjet e tyre”, ka shkruar ajo.