Foto: Ilustrim

VIDEO: Llavë qensh endacakë në qendër të Prishtinës

Një grumbull qensh endacakë është parë sot duke u endur nëpër qendër të kryeqytetit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com një video-incizim, në të cilin shihet grumbulli i qenve endacakë duke vrapuar nëpër një rrugë në qendër të Prishtinës.

Pamjet qytetari ka thënë se i ka bërë rreth mesditës në lagjen “Pejton”, në rrugën përfundi katedrales “Nënë Tereza”.

Qentë shihen duke vrapuar pa u penguar në mesin e veturave të parkuara dhe në trotuarin e kësaj rruge.

Për fat të mirë, kohëve të fundit nuk ka pasur ndonjë sulm nga qentë endacakë për dallim nga vitet e kaluara kur në kryeqytet dhe qytete të tjera qytetarët janë kafshuar nga qentë endacakë, e madje, në Fushë-Kosovë, një fëmijë pat vdekur nga sulmi i tyre.

Kjo është video e dërguar nga qytetari.