Foto: Kallxo.com

Pamje Kështu merr para Polici i Kosovës nga qytetari i Shkupit

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ shfaqi pamje ekskluzive nga  kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për t’i gjykuar policët.

Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para e metoda të veçanta se si policët vendosin t’i marrin paratë herë duke i fshehur në dokumente e herë duke bërë pazare me kundërvajtësit.

Video e nëntë dëshmon për një qytetar të Shkupit, i cili paguan tek patrulla.

Shuma të cilën e ka paguar qytetari nga Shkupi nuk dihet saktë për shkak se paratë ofrohen në pjesën ku kamerat nuk kanë filmuar mirë por dëshmitë tregojnë se paratë janë marrë.

Kjo është biseda mes policit dhe shoferit kundërvajtës.

Polici: 200 deri në 600 është…

Qytetari: Bën diçka… Ta bi pasaportën e sheh se kah nuk udhëtoj edhe nuk kam unë dmth që jam i huaj.

Polici: Jo pse je i huaj po për çdokënd është shpejtësia…

Qytetari: Për ketë çka me thanë, s’më kanë maltretu askund, nuk është ky maltretim, normal që ky është gabim i jemi se nuk e kam vërejtë aty …. S’e kam pa shenjën… Bëjmë diçka për kafe.

Polici: Bëjmë diçka për kafe bre… Posta është qaty te Suhareka, a e din ku është?

Qytetari: S’e di bre…

Polici : Nga vjen ti?

Qytetari: Prej Shkupi po vi.

Polici : Qe hec, jo, jo, hec!

Qytetari : Kjo prej çejfit tim është, prej çejfit tim, hajde faliminderit!

Polici : Hajt faliminderit!

Video e tetë dëshmoi edhe raste kur policët nuk i ndajnë baraz paratë e marra mito.

Në materialin filmik të cilin do e shihni polici i merr 30 euro, 10 prej të cilave i fut në kuletë dhe i zëvendëson me 2 euro.

Video e shtatë tregon momentin se qysh policët e Kosovës për t’i obliguar të paguajnë kundërvajtësit përdorin shantazhe të ndryshme përfshirë paralajmërimet se dënimet janë të larta.

Në videon të cilën do e transmetojnë tani shihet diskutimi në mes një shoferi  të kamionit dhe policëve.  Shoferi udhëzohet që paratë t’i japë, t’i futë në dokumentacionet e kamionit pasi polici ka frikë nga mundësia që dikush e filmon.

Polici: Zotëri, keni vozitur me shpejtësi 70 kilometra në orë!. Shikoje!

Polici: Shpejtësia 30 deri në 50 kilometra mbi shpejtësinë e kufizuar shkon në Gjykatë.

Qytetari: Po, po, e di këtë

Polici: Kurse, 20 km deri në 30 dënimi është 60 euro, 10 deri në 20 km dënimi është 40 euro.

Polici: Unë do të dënoj me 60 euro dhe ti do shkosh ta paguash?

Qytetari: A mund të ia bëjmë disi që të mos shkoj ta paguaj se me të vërtetë si dola nga pompa kam vozit shpejt, por që mos të kthehem prapa se më duhet të mbërrij me kohë.

Polici: Po mua më duhet të shkoj në bankë për ty që ta paguaj!

Qytetari: Po të paguaj unë dhe mos ma shkruaj dënimin

Polici: Nuk bën.

Video e gjashtë tregon një metodë tjetër pasi polici vendos ta falë qytetarin ky kundërvajtësi vetëm i gjuan paratë në karrigen e veturës së policisë.

Polici: … Hajt në rregull është.

Faleminderit!.

Në videon e pestë  dëgjohet diskutimi i policit me qytetarin i cili diskutim përfundon me 50 euro mitë.

Polici: Ta shënojmë një gjobë këtu, kjo katastrofë ça ke bo në zonë 40 ke shku 69.

Qytetari: … Në qoftë se ka naj mundësi tolerimi… mendoje si për vete.

Polici:  … Nuk mundemi ne se në radar jemi ai bën matje dhe kontroll.

Qytetari: Sa është kjo me euro.

Polici: Po 60 euro

Qytetari : T’i jap unë 50 euro ty dhe të iku unë, si t’ia bëj?

Polici : Tash problem më shiku mos është hapur ai.

Qytetari: Po ik unë, ta di për faleminderit.

Polici: Bëj kujdes!

Në videon e katërt tregon momentin për diskutimi pas mitëdhënies shkon me një këshillë për kujdes të shtuar. Polici I thotë qytetarit: “Hajt nuk është më rendësi”.

Polici : Sa ke, 70 a?

Qytetari : 75.

Polici:  per 28, … 60 euro

Qytetari : 20 euro.

Polici : Hajt nuk është me rendësi.

Polici: Hajt faliminderit, bëj kujdes!.

Videon e tretë të transmetuar shihet kur një qytetar paguan 20 euro tek policët.

Polici : Masi u ankove shumë…

Qytetari: A po të duhet ajo letra, mua s’më duhet kurgjo.

Polici: Ty s’të duhet po për dëshmi na duhet me mbush.

(Bisedë qe nuk kuptohet mirë…)

Video e dytë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin kur polici i trafikut përdor telefonin e tij për t’i mbuluar paratë duke i futur në xhepin e tij.

Video e parë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin ku një mërgimtar nga Danimarka paguan  40 euro tiketën te policët.

Polici: Kqyre, tejkalimi i shpejtësisë nga 20 deri në 30 kilometra në orë në vendbanim është 60 euro. Ti e ke tejkalu, 53 je ma shumë.

Qytetari: O bac e di unë, shumë taman e ke ti.

Polici: E çka me ba, hajt fol!

Qytetari: Thash që ka mundësi me ma falë, çka me ba, hera e parë është që ndodh.

Polici: Me të fal krejt s’muj se hyjmë n’xhynah me ata që 10 në orë kanë ecë ma shumë e i kemi dënu.

Qytetari: Ok. Ok. Në rregull është. Ti e din çka bon çka të vendos ajo është veç mos me m’ba me shku andej se nuk e di as qytetin, a më kupton.

Polici: A mundesh me shku në Suharekë me pagu?

Qytetari: Po ku ta paguaj s’e di as ku!

Polici: Në Postë.

Qytetari: Po a punon ajo posta tash?

Polici: Punon o burrë, deri në 9:00 punon.

Polici: Me të lshu krejt po më duket shumë, çka punon ti?

Qytetari: Unë në Danimarkë jetoj, masnesër shkoj në Danimarkë. Për atë s’du me humb kohë me nejtë me nanën që me ka mbetë qaty në shtëpi.

Polici:  Po e shkruajmë një, bone një pagesë këtu, na shkojmë e paguajmë për ty. 40 euro a i ke?

Qytetari: Këto i kam krejt.

Polici: Po çka me ba bre burrë, me ta shkrujt 20 euro?

Qytetari: U kry kjo punë.

Polici: Lej këto, prit veç deri ta shkrujmë. Afishe nuk të japim se duhet me shku në postë me pagu.

Qytetari: Në rregull.

Emisionin e plotë të Drejtësisë në Kosovë  mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm