FOTO ILUSTRIM

VIDEO: Këmbësorët shpëtojnë mrekullisht nga aksidenti në Ferizaj

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Në një video dhe disa fotografi të cilat kanë ardhur në KALLXO.com, shihet teksa një veturë vetëaksidentohet duke goditur shtyllat e një reklame skaj rrugës.

Goditja në shtyllë i shpëton nga më e keqja këmbësorët që ishin duke ecur në trotuar; një burrë dhe një grua duke drejtuar një karrocë fëmijësh.

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e policisë, së rajonit të Ferizajt, Agim Gashin i cili tha se të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura.

“Po mund të ju them se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Katër persona janë lënduar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar”, tha Gashi për KALLXO.com.

Në anën tjetër, në pamje shihet vetëm një veturë teksa vetëaksidentohet dhe disa qytetarë të cilët janë në afërsi të tij në kohën e aksidentit.