Rrënimi në Mitrovicë - Foto: KALLXO.com
(VIDEO) Inspektorati rrënon dy shtëpi në Mitrovicë
Inspektoriati i Komunës së Mitrovicës ka filluar sot rrënimin e dy shtëpive në afërsi të Liqenit Artificial në Mitrovicë.
Në mbështetje të inspektoratit, aty pati forca të Policisë.
KALLXO.com ka siguruar pamje nga ky rrënim.
Pronari i shtëpisë e ka kundërshtuar këtë aksion duke thënë se lidhur me shtëpinë e tij ka proces gjyqësor të papërfunduar.
Njazi Çitaku, tha se Komuna po e anashkalon një vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
” Edhepse jemi banorë të pjesës veriore të qytetit me prona të uzurpume komuna e ka pa të arsyeshme që me na e rrënue objektin e banimit këtu. në dorë e kam edhe konkluzionin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e cila i suprimon të gjitha aktivitetet në rrënimin e këtyre objekteve banesore mirëpo të cilën Komuna e ka anashkaluar edhe pse landa është ende në gjyq nuk ka pas as një shqyrtim këta e kanë shkelur këtë vendim të mjedisit si shkallë e dytë në këtë proces edhe kanë ardhë në ekzekutim”, tha ai për KALLXO.com
KALLXO.com po pret përgjigje edhe nga Komuna e Mitrovicës Jugore lidhur me arsyet e këtij rrënimi.