VIDEO: Hajgare me veturën e Policisë

Një qytetar ka keqpërdorur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës. Ai ka manovruar me veturën e Policisë së Trafikut.

Siç tregojnë video-pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, personi në fjalë ka hipur në veturën e Policisë dhe ka vënë në kokë kapelën e policit, të cilën e heq dhe e përplas në karrige.

Ai përdor edhe shprehje banale.

Më pas, ky person i panjohur fillon vozitjen me veturën e Policisë.

Qytetari që ka dërguar këto pamje nuk ka treguar vendin ku ka ndodhur ky rast as ditën kur ka ndodhur.