Foto: 24.hu

VIDEO - Gruevski shihet në kryeqytetin hungarez

Një faqe hungareze e lajmeve të mërkurën arriti të filmonte ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në një restorant në Budapest, ku ai iku për të shmangur një dënim me burg në vendin e tij.

Rreth një muaj që nga ikja e tij nga kryerja e një dënimi me burg në Maqedoni, faqja hungareze e lajmeve 24.hu filmoi në një video të shkurtër të Gruevskit në një restorant, në një nga rrethet më të pasura në Budapest.

Gruevski, me veshje të pazakontë, ishte duke biseduar me dy burra të paidentifikuar në restorant, para se të merrej nga një makinë që ishte duke pritur për të, tha faqja hungareze.

Gazetari arriti të pyes Gruevskin derisa ai largohej nga restoranti: “A iu ndihmoi qeveria hungareze të arratiseshit nga Maqedonia?”

Ish-lideri maqedonas i arratisur nuk u përgjigj, duke u futur shpejt në pjesën e pasme të makinës.

Makina me targa hungareze kishte dritare me xham të errët në anën e pasme.

Kjo ishte dalja e dytë e Gruevskit e raportuar që nga largimi i tij nga Maqedonia.

Të martën, gazetari britanik Daniel Nolan postoi një fotografi në Twitter për atë që duket të ishte Gruevski duke bërë një shëtitje nëpër rrugët e Budapestit.

“Gotcha!”, shkroi Nolan në postimin e tij.

Gruevski u shpall fajtor për blerjen e paligjshme të një limuzine luksoze dhe duhej të fillonte vuajtjen e dënimit të tij dy vjeçar më 9 nëntor, por nuk arriti ta bënte këtë.

Ai u arratis në Shqipërinë fqinje dhe më pas, me ndihmën e diplomatëve hungarezë, arriti të shkonte në Budapest dhe të kërkonte azil, të cilën e mori menjëherë pak më vonë.

Aktualisht janë katër raste të tjera gjyqësore kundër Gruevskit në Maqedoni, si dhe pesë hetime të tjera në të cilat ai është i dyshuar.

Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë nga viti 2006 deri në 2016. Partia e tij VMRO DPMNE u rrëzua nga pushteti në vitin 2017 pas një krize të zgjatur politike në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u akuzuan për sundim autoritar dhe korrupsion.

Autoritetet maqedonase, të cilët kanë kërkuar ekstradimin e Gruevskit, ende po hetojnë rrethanat e sakta të arratisjes së tij dhe prokuroria ka njoftuar se do të publikojë gjetjet e saj në rreth dy javë nga tani.

Qeveria maqedonase megjithatë pretendon se dhënia e azilit, në bazë të asaj se dyshohet se ishte persekutuar politikisht në Maqedoni, ishte krejtësisht e ligjshme.