Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri | Foto: Atdhe Mulla

VIDEO: Gazmend Muhaxheri qan në fillimin e ndërtimit të BOREA-s

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka shpërthyer në lot gjatë përurimit të fillimit të punimeve në kompleksin turistik ‘BOREA’.

Në  fjalimin e tij hapës, Muhaxheri u emocionua deri në të qara të pakontrolluara që shprehnin krenarinë e tij me këtë projekt.

“Ky projekt po ndërtohet… që ata që lindin në këtë qytet të madh ta kujtojnë këtë ditë”, tha Muhaxherri.

Në videon e ndërtimi.info, Muhaxheri duartrokitet nga të pranishmit, qytetarët dhe ata që kishin ardhur për të përuruar këtë projekt.