Video ekskluzive: Bastisen lokalet e Gjakovës

Në Rubrikën Policia të “Drejtësisë në Kosovë” u shfaq aksioni i bastisjes së disa lokaleve në Gjakovë.

Në fillim policët që do të merrnin pjesë në aksion u njoftuan se do të kontrollohen dy lokale në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës 30 minuta pas mesnatës.

Drejtuesit e operacionit i paralajmëruan policët se ka dyshime që aty mund të gjendet drogë.

Policët u porositën gjithashtu që ta kryejnë punën në mënyrë profesionale, pasi në lokalet që do të bastisen mund të ketë persona nën ndikimin e alkoolit dhe narkotikëve.

Pas bastisjeve në dy lokalet, policia arrestoi tre persona, gjeti drogë që dyshohet të jetë e llojeve kokainë dhe marijuanë dhe pesë thika.