VIDEO: Bllokohet rruga në Shqipëri, maturantët nga Kosova dalin nga autobusët dhe hedhin valle

Maturantë nga Kosova kanë shfrytëzuar bllokimin e rrugës në Shqipëri për të vallëzuar dhe kënduar në mes të rrugës.

Për shkak të protestave, në Shqipëria janë bllokuar disa rrugë.

Njëra prej tyre ishte edhe Rruga e Kombit, afër Kukësit.

Si rezultat, në këtë segment janë krijuar kolona të gjata me automjete.

Në mesin e tyre kishte edhe autobusë me maturantë nga Kosova.

Siç raportojnë mediat shqiptare, maturantët kanë dalë nga autobusët dhe kanë hedhur valle e kanë kënduar në mes të rrugës, në pritje të zhbllokimit të rrugës.

Në Shqipëri protesta janë organizuar nga Partia Demokratike dhe kreu i saj, Lulzim Basha, me ç’rast janë bllokuar akset kryesore rrugore në 12 qarqe për 2 orë.

“Bllokimi i akseve rrugore është sakrificë, por është një investim për të zhbllokuar një rrugë tjetër: rrugën drejt sigurisë, rrugën e çlirimit nga krimi e korrupsioni, rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa”, tha Basha.

.