VIDEO: Azem Syla në Polici

Ish drejtuesi i UÇK-së, Azem Syla, është dorëzuar sot në mëngjes te organet e rendit në pikën kufitare Kosovë- Shqipëri në Vërmicë, tri ditë pasi Policia e kërkoi atë në shtëpinë e tij në Kishnarekë të Drenasit.

Syla është sjellë menjëherë në Prishtinë ndërsa pasdite pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake për t’iu caktuar masa e sigurisë. KALLXO.com ka xhiruar në momentin kur ai është sjellë në Polici në Prishtinë.

Ai dyshohet se është pjesë e një grupi të organizuar që kanë tjetërsuar pronën shoqërore në Veternik dhe Çagllavicë.