VIDEO - Avdullahu: Kurrë hiç shteti nuk më ka pyetur për hedhjen e bombës

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar hulumtimin për një  histori ndikimi, krimi e bombash, të cilat kanë shoqëruar procesin e privatizimit të 91 hektarëve tokë në Milloshevë të Obiliqit.

Një histori transaksionesh dhe kërcënimesh rreth tokës  së privatizuar në dalje të Milloshevës ka nxjerrë në pah një njeri i cili pretendon se di dhe ka vendosur bomba me telekomandë.

Artan Avdullahu edhe pse është pjesë e një kallëzimi penal dhe pretendon publikisht se ka ndërtuar bomba me telekomandë asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Në rrëfimin e tij ekskluzivisht për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë”, Avdullahu ka treguar së kurrë as Policia e as Prokroria nuk e kanë marrë në pyetje lidhur me rastin.

Hulumtimi i emisionit “Drejtësia në Kosovë“ zbardhi se historia e Artanit dhe bombës ishte dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës para prokurores Rukije Shasivar.

Dëshmitë në CD ku Artani kishte pranuar se kishte gjuajtur bombë janë dëgjuar nga polici hetues dhe supozohet edhe nga prokurorja.

Prokurorja e rastit Rukije Shasivari  e kishte konfirmuar për DnK-në se përfundimisht tërë çështja ishte vendosur të mbyllet me arsyetimin se vepra ishte parashkruar.

“Unë nuk kam mund me lëshu autorizim për ta marrë në pyetje sepse kur e kam marr unë rastin i njëjti veç ka qenë i parashkruar“, tha prokurorja Shasivari.

Intervistën e plotë të Artan Avdullahut dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mësipërm.