(VIDEO) Autoblinda rrëzon kamionin në Zubin Potok

Barrikada të ndryshme u vendosën sot në Zubin Potok për ta ndalur aksionin e Policisë së Kosovës

Dy kamionë të mëdhenj ishin ndalur në mes të rrugës për t’iu bërë pengesë policisë që u nis për të arrestuar dhjetëra persona, përfshirë policë e qytetarë nën dyshimet për kontrabandë atje.

KALLXO.com ka siguruar videon ku shihet mundi për të larguar barrikadën.

Një autoblindë e policisë godet këtë kamion për ta larguar nga rruga.

 

Policia e Kosovës në një aksion i cili ka filluar mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ka arrestuar  disa persona nën dyshimin për krim të organizuar dhe kontrabandë.

KALLXO.com mëson se cak i këtij aksioni janë rrjetet e kontrabandës së mallrave nga Serbia për në Kosovë.

Gjatë aksionit, deri më tani mësohet se 2 pjesëtarë të PK-së janë plagosur ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime.

Gjatë aksionit janë arrestuar disa zyrtarë policorë të dyshuar për përfshirje në veprime ilegale.

KALLXO.com ka raportuar edhe gjatë muajve të kaluar se në këtë pjesë të vendit bëhet kontrabandë me mallra serbe.

https://kallxo.com/fotogaleri-aksioni-i-policise-se-kosoves-ne-zubin-potok/