VIDEO - ATK ndjek autobusët me udhëtarë pa kupona fiskalë

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte në pjesën e dytë transmetoi edhe aksionin e Administratës Tatimore të Kosovës të cilët kishin për qëllim ndalimin e mjeteve transportuese të cilët funksiononin pa kupona fiskalë.

Më 31 tetor dhe 1 nëntor, Administrata Tatimore e Kosovës ishte nisur për një gjueti ndaj evazionit fiskal.

ATK së bashku në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kishin bërë një plan për të verifikuar mallrat e mjeteve transportuese duke filluar që nga mjetet e lehta e deri në të rëndat.

Pamjet e shfaqura në “Drejtësia në Kosovë” tregojnë se si inspektrët e ATK-së, ndaluan një autobus i cili po funksiononte pa arkë fiskale.

Deri në 25 udhëtarë të cilët ishin duke përdorur autobusin për në destinacione të ndryshme nuk ishin pajisur me kupon fiskal nga ana e transportuesit.

Në lidhje me këto parregullësi të hasura nga ana e isnpektorëve të ATK-së, rastet e verifikuara janë dërguar për trajtime të mëtutjeshme.