Aksioni i ATK-se Foto: Drejtesia ne Kosove

VIDEO: ATK gjobit kompanitë e autobusëve për mos-lëshim të kuponit fiskal

Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, dega në Gjilan kanë dal në teren për të inspektuar linjat e autobusëve nëse po lëshojnë apo jo kuponë fiskal për udhëtarët.

Inspektorëve në ndihmë iu ka dal edhe Policia e Kosovës.

Ekipi i Drejtësia në Kosovë ka përcjellë aksionin e përbashkët të ATK-së dhe Policisë së Kosovës.

Në autobusin e parë që ATK e ndalon, has në parregullsi.

Shoferi i autobusi që është edhe pronar i kompanisë nuk i ka shpërndarë kuponë fiskal udhëtarëve.

Shoferi i autobusit arsyetohet se nuk ka lëshuar biletë në linjën e parë sepse nuk ka pasur udhëtarë, ndërsa gjatë linjës tjetër kur në autobus janë me dhjetëra udhëtarë që nuk posedojnë biletë.

“Ka jam shku në Prishtinë s’ka pas udhëtarë. Ndërsa tash, ata tu zbritë i marrin kuponat. Mundesh me i pyet. Pyeti udhëtarët që s’kanë dhanë parë hala, s’kanë pagu hala”, arsyetohet shoferi i autobusit.

“Sapo kemi përfundu vizitën në autobusin e kompanisë X, në atë vizitë konstatum 12 udhëtarë të pa pajisur me kuponë fiskal, ani pse pronari nuk e pranon që nuk lëshon kupon fiskal. Me këtë konstatojmë që ai nuk lëshon kupona fiskal”, thotë inspektorja e ATK-së, Merita Tahiri.

Pronari i kompanisë është ftuar për të shkuar në zyrën ndëshkimore të ATK-së.