QKUK - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Ashensori në QKUK pa drita

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në të cilat shihet se ashensori nuk ka dritë.

Qytetari ka raportuar se po kanë frikë të hynë në këtë ashensor për shkak të territ, i shkaktuar nga mungesa e poçit elektrik.

Po ashtu, qytetari ka sqaruar se ashensori gjendet në Repartin e Ortopedisë në QKUK. Sipas tij, ky ashensor lidh edhe reparte të tjera të QKUK.

Këto janë fotografia dhe video të dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com.