Video - Arrestimi i Personit të Dyshuar për Mashtrim

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi që ka tentuar që me dokumente të falsifikuara të tërheqë para nga një institucion financiar.

I dyshuari është arrestuar nga njësitet policore të stacionit “Qendra”, ndërsa KALLXO.com e ka filmuar këtë arrestim.

Arrestimi është përmendur edhe në raportin policor.

Në bazë të raportit të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit dhe të dyshuarit tjetër, janë gjetur dhe sekuestruar 4 letërnjoftime të falsifikuara, një kartelë bankare, tri libreza të veturave, dy kontrata kredie, dy telefona mobilë, një pistoletë si dhe disa dokumente tjera të falsifikuara.

Policia ka bërë apel te qytetarët se në rast se janë mashtruar nga i dyshuari B.B ,32 vjeç të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.