VIDEO - Aparati i 'lodhur' në shërbim të pacientëve në QKUK

Në listën e pritjes për një rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjië në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka pacientë që duhet të presin deri në vitin 2019.

Numri i atyre që presin për një rezonancë është rreth 2 mijë e 500.

Rezonanca, që është ekzaminim mjekësor pa dhimbje, mundëson diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme atëherë kur metodat e tjera radiologjike janë të pamjaftueshme.

Një aparat i rezonancës magnetike përmbush nevojat e rreth 150 mijë banorëve por në Kosovë një aparat i tillë duhet t’u bëjë qaren nevojave të 1.8 milion banorëve.

Serbeze Kabashi- Muçaj. Foto: Kallxo.com

“Realisht çdokund në botë për 150 mijë banorë llogaritet një rezonancë magnetike është për gati 2 milion banorë e kemi një rezonancë magnetike, përkundër që e kemi edhe ndrimin e dytë rezonanca fillon prej 7-7 nuk ndalet asnjëherë teknikët nuk ndalen me pas pauzë drekë e mengjesë prapë se prapë ka qenë e pamundur me zvogëlu listën e pritjes” thotë drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë Serbeze Kabashi Muçaj.

Aparati i vjetër më shumë se 13 vjet dhe fluksi shumë i madh i pacientëve bëjnë që kjo aparaturë të dalë jashtë funksionit shumë herë dhe qytetarët të presin edhe më gjatë se sa u ishte përcaktuar me listën e pritjes. Janë 35 deri në 40 pacientë që brenda ditës marrin shërbimet e rezonancës.

“Nashta veç për QKUK duhet të jenë tre: një të lihet vetëm për Pediatri, një për neurologji dhe neurokirurgji që kanë fluks të madh. Diku 70 % të pacientëve i kemi të sistemit nervor qëndror”, tha Kabashi- Muçaj

Sipas drejtoreshës me dy milionë euro, sa mund të kushtojnë dy aparate të tilla, pakënaqësitë e qytetarëve dhe puna e dyfishtë e stafit nuk do të ishin më problem për t’u diskutuar.

Sipas saj premtime ka pasur gjithmonë nga pothuajse çdo qeveri por nuk janë bërë levizje në drejtim të përmirësimit të situatës.

Janë dy milionë euro që do të zgjidhnin problemin e listës së pritjes për rezonancë për gjithë qytetarët e Kosovës ndërsa janë pesë milionë të tjera që Ministria e Shëndetësisë i humb në vit pasi që nuk po arrin të sistemojë angiografin e blerë për të trajtimin e sëmundjeve kardiologjike.

https://kallxo.com/aparati-i-deshtuar-per-qkuk-i-humb-buxhetit-5-milione-euro-ne-vit/

Pacientët që prisnin radhën për rezonancë të zhgënjyer refuzuan të flasin para kamerës por thanë se pritjet e tilla po u humbin durimin dhe dëshirën për të vazhduar edhe trajtimin mjekësor.

Klinika e Radiologjisë. Foto: Kallxo.com
Klinika e Radiologjisë. Foto: Kallxo.com
Klinika e Radiologjisë. Foto: Kallxo.com
Klinika e Radiologjisë. Foto: Kallxo.com