VIDEO - A ishin gratë e rikthyera nga Siria të keqpërdorura seksualisht?

Sonte në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan ekskluzivisht detaje e dëshmi për 4 burrat, 32 gratë dhe 74 fëmijët të cilët pikërisht një javë më parë janë rikthyer nga zonat e konfliktit në Siri.

Koordinatori Nacional kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit, Fatos Makolli ka mohuar lajmet dhe diskutimet se gratë e rikthyera nga Siria janë dhunuar seksualisht.

“Bazuar në informacionet që kemi nuk ka ndonjë indikacion për keqpërdorim e seksuale. Dihet fakti se gratë që kanë qenë në zona të konfliktit, nëse i janë vrarë burrat kanë qenë me ose pa dëshirën e tyre të obliguara të martohen me persona të tjerë pasi që kjo ka qenë edhe një ndër rregullat e organizimit të strukturave qoftë qeverisëse, lokale e qendrore që ka pasur ISIS”, tha Makolli.

Ai shtoi se nëntë fëmijët e rikthyer e të cilët janë pa asnjërin prind janë dërguar tek familjarët e afërt.

“Po për nëntë fëmijët jetim janë të dhënat e sakta se kush janë prindërit e tyre, këta të 9 janë kthyer në Kosovë, pjesë e procesit kanë qenë edhe ekspertët edhe punëtorët social me pëlqimin e familjarëve ë ngushtë të gjithë këta fëmijë janë liruar sipas procedurave të ndjekura nga punëtorët social tek familjarët e afërt”, tha Makolli.

Javën e kaluar në një aksion i cili mund të konsiderohet si një ndër aksionet më të mëdha antiterror në Kosovë, janë rikthyer 110 kosovar të cilët gjendeshin në zonat e konfliktit në Siri.

4 burra një nga ta i mitur, 32 gra e 74 fëmijë janë rikthyer me një aeroplan mesnatën e së premtes dhe të së shtunës.

Burrat janë arrestuar po atë natë dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë ku më pas i është caktuar masa e paraburgimit ndërsa gratë dhe fëmijët janë dërguar në Qendrën e Azilit në Vranidoll ku më pas janë mbajtur procese gjyqësore për caktimin e masë së sigurisë ndaj grave të rikthyera.

Nëntë nga fëmijët e rikthyer janë pa asnjërin prind.