VIDEO - 11 vjeçari blen cigare në marketin MAXI

Një fëmijë  i mitur ka arritur që pa shumë telashe të blejë cigare në një prej marketeve të Kosovës.

Marketi MAXI është në pronësi të këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës, Gazmend Abrashi.

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, në hulumtimin e realizuar në rreth 20 markete  në 6 qytete të Kosovës ka gjetur se në dy raste, marketi MAXI e ka shkelur ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve duke lejuar shitjen e  duhanit për persona nën moshën 18 vjeçare.

Në Prishtinë, ky market ka shitur cigare për 11 vjeçarin që në një rast deklaron se po i blen cigaret për babain.

Menaxhmenti i MAXI-it për ‘Drejtësia në Kosovë’, ka deklaruar se po kujdesen për respektimin e këtij ligji dhe se do të marrin masa ndaj shkeljeve.

Ndërsa Abrashi tha se nuk merret me menaxhmentin e marketit.

Emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’