Foto: RTV 21
Video: 100 Gra Ndërmarrëse Ecin Nëpër Prishtinë
Në ecjen për fuqizim të grave ndërmarrëse morën pjesë 100 gra që krijojnë vende pune në Kosovë.
Ish-Presidentja Atifete Jahjaga, gjithashtu pjesëmarrëse në ecje, tha se fatkeqësisht gratë në Kosovë ende nuk po trajtohen si burrat.
“Fatkeqësisht gruaja kosovare ende nuk shihet dhe trajtohet si e barabartë me kolegët e saj mashkuj”, tha Jahjaga.
Jahjaga foli edhe për kufizimet që u shkaktohen grave.
“Në punë ajo ende përballet me pengesa ligjore, strukturore, por edhe kulturore.Pengesat ligjore për pjesëmarrjen e grave në ekonomi përfshijnë kufizimet në lirinë e tyre, në të drejtat mbi pronën dhe trashëgiminë”, tha Jahjaga.
Ecja u organizua nga Melita Partners, e caktuar nga Vital Voices me seli në Washigton.
Ecja u përkrah edhe nga partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë në Kosovë.