Vetura Godet Këmbësorin në ‘Ulpianë’

Një aksident ka ndodhur sot në Prshtinë në lagjen “Ulpiana” kur një veturë goditi një këmbësor i cili mori lëndime të rënda trupore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në afërsi të tregut të Ulpianës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, konfirmnoi këtë aksident për KALLXO.com.

Ndërsa mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, Avdush Bajgora, tha për KALLXO.com se i aksidentuari është duke u trajtuar në këtë qendër pas lëndimeve të marra.

“Gjendja e tij është e rëndë, ka ardhur me lëndime në kokë dhe është gjendje konfuze. Jemi duke i marrë të gjitha masat e reanimimit, duke i bërë analizat dhe duke ia bërë tomografinë e konpjuterizuar”, tha Bajgora.