Volkswagen Touran

Sa Tauran voziten nga Kosovarët

Veturat ‘Touran’ të kompanisë Volkswagen të vlerësuara si të ngjashme me ato të tipit Golf, nuk përjashtohen nga lista si vetura komode familjare.

Sipas statistikave që ka siguruar KALLXO.com nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë 5453 vetura ‘Touran’ që qarkullojnë në Kosovë.

Për herë të parë dolën në treg në vitin 2003, dhe VW po vazhdon në prodhimin e saj.

Në vendin tonë, një veturë e tillë e vitit 2004 deri te ato të 2007-ës kushtojnë rreth 5 mijë euro.

Modeli Touran 1.9 TDI, i vitit 2010 i cili sipas dimensioneve është veturë kompakte familjare kushton afërsisht 7,500 euro.

KALLXO.com është duke publikuar të dhëna nga MPB për numrin e markave të ndryshme të makinave.

Ndër to janë publikuar të dhëna për 24 mijë makina ‘Golf 2’ të regjistruara në vend dhe 25 mijë ‘Golf 5’.

Po ashtu janë publikuar të dhëna për vetura luksoze si ‘Lamburghini’ dhe ‘Ferrari’ dhe shumë të tjera.

Shkrimet mund t’i lexoni duke klikuar në hashtagun #auto.