Veton Surroi - Foto: REL

Veton Surroi: Ditmir Bushati e mbrojti Kosovën nga Thaçi e Pacolli

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së djeshme ka ndërruar gati se gjysmën e Qeverisë.

Me këtë formim të Qeverisë, Rama ka vendosur që t’i jap besimin dy kosovarë për drejtimin e dy ministrive.

Gent Cakaj do e zëvendësoj ministrin e deri tanishëm të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin.

Publicisti Veton Surroi ka pasur fjalë të mirë për ish ministrin Bushati. Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Bushati ka mbrojtur Kosovën nga Thaçi e Pacolli.

Përveç Cakajt, Rama e ka emëruar si ministre edhe kosovaren tjetër. Besa Shahini është emëruar ministre e Arsimit në Shqipëri.

Statusi i plotë i Veton Surroit

Ditmir Bushati ishte në diplomacinë evropiane një zë i qetë ,i vendosur dhe konsekuent në mbrojtje të interesave të shqiptarëve e të Kosovës jo vetëm atëherë kur këto qenë të sulmuara nga Serbia e aleatët e saj por edhe atëherë (apo sidomos atëherë) kur ato qenë të sulmuara nga kolegët e tij kosovarë (Thaçi, Pacolli e të ngjashëm).