Foto: Ilustrim

Vetëvritet një person në Krushë të Madhe

Një person është vetëvrarë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Dje rreth orës 11:15, policia në Rahovec ka marrë informacion për një rast në fshatin Krushë e Madhe. Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në periferi të fshatit, kanë gjetur të varur në litar personin R.G, 40 vjeçar”, tha Podrimaj për KALLXO.com.

Ajo shtoi se vdekjen e personit e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar në QMF në Krushë të Madhe.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë u është kthyer familjarëve.