Selia e Vetëvendosjes, Foto: BIRN

Vetëvendosje paralajmëron protestë në Berlin në prag të Samitit për Ballkanin

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do mbajë një protestë në Berlin në prag të Samitit të Ballkanit.

“Në prag të Samitit të Ballkanit, i cili do të mbahet të hënën e ardhshme në Berlin, me 29 prill, do të protestojmë para Zyrës së Kancelares së Gjermanisë kundër pazareve Thaçi-Vuçiq”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njoftimit të LVV-së, protesta do të mbahet duke filluar nga ora 18:00.

“Protesta fillon në ora 18:00. Le të dëgjohet edhe zëri i mërgatës! Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjermani”, përfundon njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj të hënën pritet të marrin pjesë në Samitin e Berlinit.

Takimi i Berlinit, ‘fillimi i fundit’ për dialogun Kosovë-Serbi

.