Albin Kurti - Foto: Facebook

Vetëvendosje paralajmëron protesta kundër shkëmbimit të territoreve (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i bëri thirrje anëtarëve të partisë për angazhim në protesta paqësore që kundërshtojnë idetë e Presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

Në mbledhjen e 34 të Këshilit të Përgjithshëm të LVV-së, Kurti akuzoi Thaçi për shitje të territorit të Kosovës.

„Fatkeqësisht Kosova është duke kaluar në një moment të vështirë politi. Po e nxjerrin në shitje territorin e Kosovës për të përfituar paprekshmëri vetjake. E kemi detyrë historike që ta ndalojmë dhe parandalojmë. Në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosim në protesta paqësore.Duhet të angazhohemi për largimin e Thacit“, tha Kurti.

Ai po ashtu foli lidhur me atë se pse nuk do duhet të falej veriu i Mitrovicës në shkëmbim të Preshevës, Medvexhës dhe Bujanocit.

„Arsyeja pse duan ta japin veriun është për shkak se atë pjesë e kontrollon Serbia, por pse po e kontrollon?  Kush e ka favorizuar kontrabandën në atë pjesë të Kosovës?

Kosova nuk duhet të lëshojë pe përballë kriminelëve. Thaci na i solli dy të këqija të mëdha dhe sot na thotë zgjidhni njërin, Zajednicën apo shkëmbimin e territoreve“, tha Kurti.