Vetëvendosje Merr Përgjegjësinë për Lotsjellësin

Ky subjekt politik me anë të një videoje shfaqi pamje të aksionit që tha se u bë për ta kundërshtuar këtë inaugurim.

“Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës. Nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!,” thuhet në njoftimin e VV-së.

Kjo lëvizje e paraqiti edhe mendimin e saj se si u zgjodh Thaçi President.

“Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës,” thuhet më tutje në njoftimin e “Vetëvendosjes”.

Sipas policisë 12 persona janë arrestuar dhe një polic është lënduar pas hedhjes së lotsjellësit.

http://kallxo.com/bilanci-inaugurimit-12-te-arrestuar-1-polic-lenduar/

Edhe dje gjatë betimit të Thaçit në Kuvend, aktivistë të “Vetëvendosjes” gjuajtën me gurë drejt ndërtesës së legjislativit, duke thyer edhe një xham të sallës ku zhvillohej ceremonia e betimit.

http://kallxo.com/mjetet-te-cilat-u-sulmua-kuvendi/