Vetëvendosje me aksion pranë Ministrisë së Kulturës për Ditën e Gruas

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një aksion simbolik pranë Ministrsë së Kulturës, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ata kanë bërë dy grafite në ndërtesen e kësaj ministrie, ku simbolizoheshin gruaja dhe burri si të barabartë në institucione dhe pronë.

Arbresha Kryeziu-Hyseni, aktiviste e Lëvizjes, ka thënë se Ligji për Barazi Gjinore ka më shumë se një dekadë që ka mbetur vetëm në letër.

“Në Kosovë gruaja është larg institucioneve, larg punës dhe larg pronës. Shoqëria jonë është larg barazisë e aspirata për barazi ka mbetur e huaj për shtetin tonë. Prania e gruas në institucionet e Kosovës është krejtësisht simbolike, jo rrallë kjo prezencë ështe si mbulesë e shëmtuar për shtypjen që i bëhet grave dhe vajzave. Ç’kuptim ka të flasësh për praninë ose jo të grave nëpër delegacione,  komisione e borde, kur ato ndërtohen me misionin për delegacione pa kushte, për privatizimin e aseteve publike ose për krijimin e privilegjeve të reja për padronët e vjetër”, ka deklaruar ndër të tjera Kryeziu-Hyseni.