Vetëvendosje mbështet protestën për hidrocentralin në Lumbardh

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, tha se VV do ta mbështesë protestën e nesërme të qytetarëve të Pejës për ta kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lumbardh.

Kollçaku në një konferencë për media tha se me këtë hidrocentral dëmtohet jo vetëm mjedisi por edhe turizmi i Kosovës.

“Komisioni ndërministror riaktivizon temën për Lumbardhin, ku një projekti të dështuar i jep vlerësim strategjik duke e vlerësuar se i plotëson kriteret teknike dhe përkundër planit komunal se nuk lejohen hidrocentrale të reja, duke e ditur degradimin e mjedisit në komunën e Deçanit nga i njëjti investitor. Kjo gjë dëmton ambientin dhe turizmin”, tha ajo.

Ajo po ashtu tha se me këtë hidrocentral dëmtohet edhe Parku Kombëtar i Bjeshkëve të Nemuna, ku komuna e Pejës ka një pjesë të këtij parku.

Ndryshe, qytetarët e Pejës në kundërshtim të këtij hidrocentrali kanë paralajmëruar protestë nesër (e hënë) nga ora 12:00 në qendër të qytetit.

Planet për hidrocentral në Lumbardh nxisin reagime

.