Selia e Vetëvendosjes, Foto: BIRN

Vetëvendosje: Do të mblidhemi në Kuvend për tu vetëshpërbërë

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca përmes një konferencë për media ka bërë të ditur se nëse Presidenti vonohet me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, atëherë ata së bashku me LDK-në do të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për tu vetëshpërbërë.

“Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilës do t’i drejtohemi, javën e ardhshme do të thirrmi seancë të jashtëzakonshme për tu vetë shpërbërë. Kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të ia ndaluar presidentit manipulimet për shtyrjen e datës së zgjedhjeve”, tha Konjufca gjatë konferencës për media.

Sipas tij, të gjithë qytetarët e Kosovës janë duke pritur zgjedhjet e reja në Kosovë.

“E vetmja gjë që mund të ndodhë është caktimi i datës së zgjedhjeve. VV nuk do të pranoj asnjë zvarritje nga ana e Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve. Nëse këtë javë nuk bëhet e ditur data e zgjedhjeve dhe nëse Presidenti e luan skenarin e PDK-së për t’i shtyrë zgejdhejt, VV nuk do të merr pjesë në mbledhjet ku provohet të mandatohet një mandatar i ri”, tha Konjufca.

Ndërsa nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bilsimi i ka kërkuar Qeverisë në largim që të mos merr vendime të rëndësishme e me kosto financiare, sepse në rast të ardhjes së LVV në pushtet, të gjitha ato do të shfuqizohen.

“Kjo qeveri nuk guxon të avancoj apo të paraqitet në emër të Kosovës për asnjë marrëveshje sa i takon Serbisë apo çështjet që ndërlidhen me marrëveshjet e mëhershme me Serbinë. Kjo qeveri nuk mund të vazhdoj asnjë kontratë me peshë financiare, asnjë projekt madhor infrastrukturor dhe nuk mund të inicioj asnjë reformë ekonomike. Nuk mund të emëroj asnjë zyrtar në hierakirtë institucionale, ndërmarrjet publike, agjencitë e pavarura dhe stafin diplomatik të vendit”, tha në mes tjerash Bislimi.

Sipas tij, kjo qeveri, që ai e quajn tranzistore ka mandat për të mbikëqyrur funksionimin normal të amdinistratës publike dhe për të përcjellur ekzekutimin e pagesave rutinore.

Të premten, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit për shkak të ftesës për në Hagë, duke thënë se atje nuk dëshiron të shkojë si përfaqësues i shtetit.

Pas kësaj të gjitha partitë politike kanë thënë se janë për zgjedhje të reja.