Vetëvendosja Shkon në Seancën për Demarkacionin

Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të shkojnë në seancën e Kuvendit, në të cilin parashihet të votohet për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti para hyrjes në seancën e Kuvendit nuk ka pranuar të prononcohet për media.

Kurti gjatë hyrjes në Kuvend është sulmuar me vezë nga një protestues, të cilët po kërkojnë që të ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin. Vetëvendosja është partia e vetme parlamentare që ka paralajmëruar se nuk do të votoi për ratifikim të kësaj marrëveshje.