Nga një protestë e veteranëve | Foto: Arkiv

Veteranët: Jini të Përmbajtur!

Organizata e Veteranëve të Luftës u është drejtuar policisë dhe protestuesve që nesër të jenë të përmbajtur.

“Policia e Kosovës e po ashtu edhe protestuesit që kanë vendosur të kundërshtojnë demarkacionin, të jenë të përmbajtur. Skenarët e dhunës nuk bëjnë asnjë dobi për ndalimin e këtij procesi të dëmshëm,” thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Duke kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit OVL e UÇK-së u bën thirrje deputetëve të votojnë kundër saj.

“Kuvendi i Kosovës të mos ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi dhe ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë kundër kësaj marrëveshje të dëmshme,” vijon komunikata.

Veteranët në komunikatë i bëjnë thirrje edhe policisë së Malit të Zi “të mos bëjë provokime duke u futur në territorin e Kosovës, përndryshe incidentet që mund të ndodhin, kanë tendencë të rrezikshme për nisjen e konfliktit destabilizues për tërë rajonin”.