Mbledhja e KQZ-së. Foto: Kallxo.com

Vetëm Një Subjekt Politik Nuk i Dorëzon Raportet Financiare të Fushatës

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për KALLXO.com se nga 26 subjekte politike të certifikuara për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, KQZ ka pranuar 25 raporte financiare.

“Mund t’ju konfirmoj se në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, këto raporte i kanë dorëzuar gjithsej 25 Subjekte Politike nga 26 sa kanë marrë pjesë në këto zgjedhje”, tha Elezi.

Nga 26 subjekte politike, vetëm Iniciativa qytetare  “Gi Eromendje Alternativa” nuk e ka dorëzuar këtë raport brenda afatit të paraparë.

Ai shtoi se koha e dorëzimit të këtyre afateve ka përfunduar gjatë ditës së djeshme.

“Afati i fundit për dorëzimin e Raporteve Financiare të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 11 qershor – ka qenë me datën 26 korrik 2017”, tha zëdhënësi Elezi.