Gjykimi për makinat e EULEX-it | Foto: KALLXO.com

Vetëm 9 Aktivistë të VV-së në Gjykimin për Makinat

Në seancën ku të akuzuar për dëmtimin e makinave të EULEX-it janë të akuzuar 27 aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, morën pjesë vetëm nëntë prej tyre.

Tre nga aktivistët u paraqitën vullnetarisht në gjykatë, ndërsa të tjerët u sollën në mënyrë të detyruar

Seanca u shty në kohë të pacaktuar për mungesë të të akuzuarve që nuk ishin të pranishëm.

Gjyqtari tha se shumica e urdhëresave për sjellje të detyruar kanë dështuar.

Ky gjykim vazhdimisht e ka pasur problem mosardhjen, ose mossjelljen nga policia të aktivistëve të akuzuar.

http://kallxo.com/perseri-shtyhet-seanca-kunder-aktivisteve-te-vv-se-qe-demtuan-makinat-e-eulex-it/

http://kallxo.com/shtyhet-seanca-per-demtimin-e-makinave-te-eulex/

http://kallxo.com/shtyhet-per-here-te-peste-seanca-e-vandalizimit-te-makinave-te-eulex-it/

Në shkurt të këtij viti policia zhvilloi një aksion për arrestimin e aktivistëve të kërkuar.

http://kallxo.com/aksion-masiv-i-policise-arrestohet-glauk-konjufca/

Policia në janar për këtë gjykim e kërkoi në shtëpi edhe aktivistin e “Vetëvendosjes”Xhelal Sveçla.

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla, Besfort Berisha, Zgjim Hyseni, Lirim Gashi, Salih Zyba, Rron Gjinovci, Salih Mehmeti, Naser Shatri, Bujar Voca, Kasim Uka, Arbër Nuredini, Fatmir Kurtaj, Asdren Peci, Fatmir Haziri, Ramadan Deliu, Faruk Dakaj, Frashër Krasniqi, Skënder Merturi, Pajtim Demaj, Flamur Arifaj, Kushtrim Zeqiri, Kujtim Kosumi, Dardan Molliqaj, Skender Blakaj, Blerim Maçastena dhe Lulzim Xhaka.

Aktakuza lidhet me aksionin e Lëvizjes “Vetëvendosje” të 25 gushtit 2009, kur në parkingun e EULEX-it afër stadiumit të Prishtinës, grupi i të akuzuarve me mjete të ndryshme dëmtuan dhe kthyen përmbys makinat e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.

KALLXO.com vazhdimisht ka shkruar për këtë gjykim, ndërsa këto shkrime mund t’i lexoni këtu.