Ilustrim

Vetaksident në Veternik, dy persona të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur para një ore në lagjen Veternik në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se si pasojë e këtij vetë aksidenti janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku, në lagjen Veternik. Në këtë aksident janë lënduar dy persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo tutje shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.