Ilustrim

Vetaksident në rrugën Pejë-Mitrovicë, 7 persona të lënduar

Policia bën të ditur se dje në rrugën rajonale Pejë – Mitrovicë ka ndodhur një vetaksident, në të cilin është përfshirë një veturë udhëtarësh, nga i cili kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Si pasojë e aksidentit, siç njofton policia, lëndime trupore kanë pësuar vozitësi si dhe gjashtë pasagjerë, pesë gra dhe një burrë.

“Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës lirohen, ndërsa një e lënduar viktimë dërgohet për tretman në QKUK”, bën të ditur policia. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.