Vetaksident në Bukosh të Vushtrrisë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajaonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

‘Një veturë është vetëaksidentuar, drejtuesi i së cilës e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës’, ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Ai tutje ka shtuar se i aksidentuari si pasojë e lëndimeve trupore është dërguar për trajtim mjekësor.