Kadri Veseli- Foto: Atdhe Mulla

Veseli 'viktimizon' Flora Brovinën për rastin e fotografisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka folur sërish për deputeten Flora Brovina dhe skandalin e saj të fotografisë.

Veseli në seancën e sotme të Kuvendit tha se reagimet për veprimin e saj kanë mundur të jenë më të balancuara.

“Flora bëri një gabim të rëndë. Doktoresha Flora është vetë viktimë e gjenocidit serb. Flora dhe sjellja e saj sado që është gabim shumë i madh, është edhe pasojë e atij gjenocidi serb. Reagimet pastaj kanë mundur të jenë pak më të balancuara dhe më të përmbajtura me Flora Brovinën. Si individ duke marr parasysh rrethanat e saj jetësore dhe kontributin e jo tentuese për ta linçuar ose edhe më keq nxitur si komplot të qëllimshëm politik”, tha Veseli.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina javën e kaluar në Kuvend kishte shfaqur një fotografi ku pretendonte se ishte provë e dhunës seksuale ndaj femrave shqiptare gjate luftës së fundit në Kosovë.

Më pas, u raportua se fotografia është marr nga filma për të rritur.

Një fotografi rikthen mijëra dhimbje

.