Kadri Veseli në Kuvend | Foto: KALLXO.com/Arkiv

Veseli: Ushtrinë e Bëjmë Bashkë me Aleatët

Në fjalën e tij gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për nëntëvjetorin e pavarësisë, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se Ushtria e Kosovës do të themelohet bashkë me aleatët.

“Ashtu sikurse e kemi bërë shtetin tonë me aleatët tanë, ashtu do ta bëjmë edhe ushtrinë në bashkëpunim me ta,” tha Veseli.

Sot edhe Kryeministri Isa Mustafa gjatë vendosjes së buqetave me lule te shtatorja e Ibrahim Rugovës, tha se shpreson që vitin e ardhshëm në 10 vjetorin e pavarësisë do të parakalojë Forcat e Armatosura të Kosovës.

http://kallxo.com/mustafa-shpreson-per-parakalim-te-ushtrise-ne-2018-en/

Veseli bëri thirrje edhe për bashkëpunim më të theksuar.

Kemi ende shumë për të bërë…Të kemi më shumë afërsi e bashkëpunim me njëri-tjetrin. Të marrim bashkëpërgjegjësitë e vendimeve për vendin tonë,” tha Veseli, duke deklaruar “se ne besojmë te atdheu ynë”.

Veseli tha se Kosova ka identitet europiano-perëndimor

“Ne kemi qenë dhe jemi shtet europian e perëndimor, ngase ky është shpirti e identiteti ynë,” tha Veseli.

Ai falënderoi edhe Majlinda Kelmendin për sukseset.

“Falënderoj në mënyrë të veçantë heroinën tonë, Majlinda Kelmendin, si e para dhe e arta,” tha Veseli.