Kadri Veseli ne takim me Federaten Sindikale te shendetesise Foto: Kadri Veseli

Veseli u premton ndryshim të pagës mantelbardhëve

Kryetari i Kuvendit tha se Ligji mbi Pagat dhe Projketbuxheti do të votohet brenda muajit janar.

Delegacioni i FSSHK-së, ka realizuar sot një takim me kryeparlamentarin, Kadri Veselin dhe Kabinetin e tij në prezencë të Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli.

Në këtë takim u diskutua rreth kërkesave të FSSHK-së për mundësit e daljes nga situata e krijuar. Veseli u zotua se Ligji mbi Pagat dhe Projketbuxheti do të votohet brenda muajit janar të vitit 2019.

“Ndryshimet në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë do të vulosen gjatë muajit janar, kur do ta kemi seancën parlamentare për buxhet dhe ku në pako do të kalojmë edhe Ligjin e Pagave”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Ligji parasheh ndryshim të pagave në sektorin e shëndetësisë si asnjëherë më parë. Përveç kësaj, do të investojmë edhe në përmirësimin e kushteve të tyre të punës, në mënyrë që edhe personeli shëndetësor, edhe qytetarët, të kenë trajtim të dinjitetshëm. Shëndetësia është prioritet yni”, ka shkruar tutje i pari i Kuvendit.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili u zotuase do të jetë tërë kohën në dialog me FSSHK-në rreth kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësor.

Duke u gjendur në një situat të tillë FSSHK konsideron që janari duhet të jetë muaji i pritjeve rreth realizimit të kërkesave të tyre në të njëjtën kohë njoftojmë qytetarët të jenë të qetë rreth shërbimeve të tyre.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me datë 3 janar mbledhë Këshillin Drejtues të FSSHK-së ku do të diskutohet rreth vendimeve të mëtutjeshme sindikaliste./21Media