Foto: Zyra e Kuvendit

Veseli takon përfaqësues të komunitetit rom, premton mbështetje institucionale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 8 prillit – Ditës së Romëve në Kosovë, tha se komunitetet pakicë janë një ndër pasuritë kryesore që ka vendi.

Sipas një komunikate për media, Veseli gjatë një takimi me përfaqësues të këtij komuniteti, të drejtuar nga deputeti Allbert Kinolli, tha se institucionet do të vazhdojnë angazhimet për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe rritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit.

“Përcaktimi kushtetues dhe ligjor i të drejtave dhe lirive të komuniteteve pakicë, e vë Kosovën në pozitë të lartë në renditjen botërore, si shtet me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie e religjioni”, thuhet në komunikatë.

Përfaqësuesit e komunitetit rom, nga ana e tyre, falënderuan kryeparlamentarin Veseli për angazhimin dhe mbështetjen e tij të parazervë ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë, përfshirë edhe atë rom.

Dita Ndërkombëtare e Romëve, përveç festimit të kulturës rome, kjo ditë ka për qëllim të rrisë vetëdijen edhe për çështjet me të cilat përballet ky komunitet.

Kjo ditë është shpallur zyrtarisht më 1990 në Serok të Polonisë.