Veseli takim me delegacionin e shetit te Iowas Foto: Kuvendi i Kosoves

Veseli takon delegacionin amerikan të Iowas, u tregon vendin ku është shpallur pavarësia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me delegacionin amerikan të shtetit të Iowas.

Takimi me këtë delegacion është mbajtur në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës, ku Veseli ua kujtoji që në këtë sallë para 10 vjetësh Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj.

“Në këtë sallë, para 10 vjetësh, Kosova, shtëpia juaj e dytë, shpalli pavarësinë. Historia që e sjellë 17 Shkurtin e vitit 2008 është plot dhimbje e lavdi. Janë më shumë se 100 vjet përpjekje e brezave, për liri dhe pavarësi. Një ideal që nuk u shua nga asgjë. Por, kjo epokë i takon së kaluarës, asaj që mbetet kujtim dhe frymëzim për ne. Shteti i Kosovës tash është realitet”, tha Veseli, thuhet në komunikatën e Kuvendit

Delegacioni amerikan kryesohet nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës