Veseli takon ambasadorin e ri të SHBA-vë në Kosovë

Kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka takuar Ambasadorit të ri të SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett

Me këtë rast Veseli ka treguar se për çfarë kanë biseduar me ambasadorin duke  ka thënë se aleanca e ShBA-të është e shenjte për popullin e Kosovës.

“Me Ambasadorin Kosnett, i cili është një diplomat me eksperiencë të madhe dhe që ka kontribuar për vendin tonë edhe më herët, biseduam për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, por edhe reformat që kemi ndërmarrë si shtet. Kosova do të ecë përkrah me SHBA-të në çdo hap”, ka shkruar Veseli në Facebook.