Ura mbi lumin Ibër - Foto: REL

Veseli: Serbët nuk kanë probleme në komuna tjera, përveç aty ku ka interes Serbia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ia ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me rastin e mbrëmshëm që ndodhi në Mitrovicë ku pas një përleshje mbeti i plagosur një i ri serb.

“Shqiptarët dhe serbët nuk kanë probleme në Shtërpcë, Graçanicë, Novobërdë apo shumë vende të tjera ku jeton shumica dërrmuese e komunitetit serb në Kosovë. Problemet ekzistojnë vetëm aty ku Serbia ka interes që të shkaktojë konflikt”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Në anën tjetër, Vuçiq ka njoftuar se do të jetë në Kosovë para 6 tetorit, kur priten të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Veseli e ka quajtur këtë si lojë politike të Vuçiqit.

“Loja që Aleksandër Vuçiç po luan, për interesa të tij të ngushta dhe për konsum të brendshëm politik, është në dëm të bashkëqytetarëve tanë serb të Kosovës.

MPJ reagon pas deklaratave të Vuçiqit për vizitë në Kosovë