Veseli reagon pas sulmit ndaj deputetit Sllobodan Petroviq

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dënuar ashpër sulmin ndaj deputetit Sllobodan Petroviq duke i shprehur mbështetjen ndaj tij.

Kryeparalementari gjithashtu ka inkurajuar organet ligjzbatuese ta zbardhin rastin.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj Deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Sllobodan Petroviq dhe kaj. Po ashtu inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin në mënyrë të plotë këtë ngjarje të rëndë e të venë para përgjegjësisë së ligjit këdo që qëndron pas saj. Vlera si liria e mendimit, e besimit dhe e bindjeve vetjake janë në themel të shoqërisë sonë demokratike e askush nuk duhet të lejohet t’i prekë ato nëpërmjet dhunës dhe gjuhës së urrejtjes”, ka shkruar Veseli nw rrjetin social ‘Facebook’.

KALLXO.com raportoi sot se deputeti i partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq se është sulmuar sot fizikisht nga disa persona afër Kuvendit.

Aktin e ka dënuar edhe i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj duke e quajtur të papranueshëm çfarëdo sulmi që cënon mendimin e lirë, gjithashtu kërkoi që sulmuesit të marrin dënimin e merituar.

 

 

https://kallxo.com/petroviq-jam-sulmuar-fizikisht-sot-afer-kuvendit/

.