Veseli: Presidenti Zgjidhet në Shkurt

Fjalët për Presidentin Veseli i tha pas takimit me Petrit Gashin, kryetarin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Brenda muajit shkurt zgjidhet Presidenti,” tha Veseli.

Ai siguroi gazetarët se do të informohen me kohë për këtë seancë.

“Nuk do të hyjmë në seancë[për zgjedhjen e Presidentit] pa pasë konferencë për shtyp paraprakisht,” tha Veseli.

Për zgjedhjen e Presidentit Veseli u takua dhe bisedoi dje me ambasadorët e ShBA-ve, Britanisë dhe Norvegjisë, ndërsa sot janë paraparë takime me të Veselit me ambasadorë tjerë.

http://kallxo.com/kadri-veseli-me-ambasadoret-per-zgjedhjen-e-presidentit/ [interaction id=”56bdb7c0e55f8d3b22c019dc”]