Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Kuvendi i Kosovës

Veseli premton mbështetje për personat me nevoja të veçanta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në aktivitetin tradicional “MiniOlimpiada 2019” për personat me nevoja të veçanta, ka thënë se mbështetja institucionale për këtë kategori do të jetë edhe më e madhe në të ardhmen.

Në aktivitetin e organizuar në Vushtrri nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës, kryeparlamentari Veseli u bëri ftesë personave me nevoja të veçanta që të marrin përgjegjësi në institucione.

“Do t’ju japim mundësi dhe shanse të gjithë juve. Pres që nga ju në garat paraolimpike të jeni kampionë, jo vetëm në Kosovë por dhe në botë”, citohet të ketë thënë Veseli, njofton Kuvendi i Kosovës.