FOTO KALLXO - 20.03.2019 - AKK

Veseli: Personat që po punësojnë njerëz le të ndalen ose do i ndalim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot për punësimet partiake të cilat janë raportuar ditëve të fundit.

Veseli tha se do ta ndalin këtë dukuri përmes ligjeve.

“Gjithë qytetarët dua t’i sigurojë se ndalja e korrupsionit ka filluar të bëhet dhe nuk do të lejojmë që për një shtet që kemi sakrifiku ta arrijmë, që ta humbin qytetarët besimin. Do ta ndalim korrupsionin dhe nepotzimin do të ketë veprime të pamëshirshme. Në Kosovë i fortë është vetëm ai që e respekton ligjin, askush s`është engjëll për prirje të sëmura që s’po ndalen duke dëmtuar besimin në shtet. Nuk do t’i tolerojmë, mirë është m`u ndal ata ose do t’i ndalim ne. Do të ketë iniciativa ligjore që do t’i ndalim”, tha Veseli gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë, Aberald Tahiri dhe drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Veseli po ashtu tha se nuk është vetëm koalicioni PAN që ka punësuar njerëz.

“Nuk po flas vetëm për një parti, po flas edhe për PDK-në, edhe LDK-në sepse ne kemi qenë një herë koalicion bashkë dhe ka qenë e njëjta situatë, edhe Vetëvendosje sa ka qenë në Prishtinë kur ka udhëheq ka pas gjëra të tilla, prandaj tash po denoncohet Shpendi, por këtë gjë do ta ndalim dhe s’do të jenë vetëm fjalë por po e them në mënyrë njerëzore”, tha Veseli.