Veseli pas votimit të ligjit për Sponzorizime: Nga sot një etapë e re
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nga sot ka nis një etapë e re për sportistët dhe artistët kosovarë.
Vesli publikoj disa fotografi me sportistë e artistë në “Facebook” ku edhe falënderoj deputetët që votuan për kalimin e ligjit për Sponzorizime në Sport dhe Kulturë.
“Nga sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët tanë, të cilët çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave”, shkroi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Nga sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët tanë, të cilët çdo ditë e më shumë po na…
Publiée par Kadri Veseli sur Jeudi 27 juin 2019
www.kallxo.com